Ajo është 36 vjeç. Pasi mbaroi Gjimnazin Kombëtar të Gjuhëve dhe Kulturave të Lashta në Sofje, vazhdoi arsimin në Niderlandë dhe në Britaninë e Madhe. Ajo jetoi në shumë vende të Evropës, dhe aktualisht punon në Organizatën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë, ku drejton departamentin e dizajnit. Ka dy diploma master dhe tani është duke studiuar një të tretën lidhur me ndryshimet klimatike.
Ajo nuk ka banesë të vet, nuk ka veturë personale dhe ndonjë pronë tjetër. Por ka një pyll! Si shumë të rinj Raja është tepër e shqetësuar për mjedisin. Ajo është e bindur, se secili mund të ndihmojë për mbrojtjen e natyrës nëpërmjet hapave individualë të vogël, ngandonjëherë edhe simbolikë. “Ndjeva se duhet të bëj diçka”, thotë Raja Ubenov. Kështu lindi ideja për të investuar të gjitha kursimet personale në blerjen e një terreni të madh në Bullgari dhe për ta mbjellë me pemë.
Në praktikë kjo është teknologjia më e dobishme dhe më e lirë për sekuestrimin e dyoksidit të karbonit. Dhe dobitë janë të shumta – ndalimi i erozionit, sigurimi i habitatit të banorëve të ndryshëm pyjor dhe përmirësimi i shëndetit të tokës, mësojmë nga Raja.
Muajin prill ajo u kthye në atdhe për të kërkuar ndonjë tokë të përshtatshme bujqësore të braktisur vite më parë në afërsi të ndonjë pylli. Dhe në fund e zbuloi pranë fshatin e qytetit Pazarxhik – Cerovo. “Sipërfaqja e pyllit është 19.5 dynym. Në vend hasëm disa bredha, dëllinjë dhe kumbulla të egra dhe bimësi kryesisht shkurre, si trëndafili i egër etj.” – thotë Raja.
Ndaj pyllëzimit mbrojtësja e re e natyrës sillet me kujdes pas studimeve dhe konsultimeve të gjata.
“Meqenëse nuk kam njohuri të veçanta në këtë fushë, kontaktova me Doc. Dr. Nasko Iliev – ekspert pylltar. Ai hartoi një plan teknologjik me llojet e përshtatshme për pyllëzimin. Ai rekomandoi që speciet kryesore të jenë shpardhi (lat. Quercus frainetto ) dhe lejoi që ai të zëvendësohet me qarrin (lat. Quercus cerris), lisin dimëror (lat. Quercus petraea) ose lisin veror (lat. Quercus robur). Dhe speciet shoqëruese që sigurojnë diversifikimin e pyllit janë bliri, panja, qershia e egër, dëllinja e egër.
Pyllëzimi i korijes së Rajas tashmë është fakt. Në fillim të nëntorit më se 300 vullnetarë nga mbarë vendi u përfshin në këtë iniciativë. Si tek fëmijët, ashtu edhe tek pylli, vitet e para janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Prandaj gjatë 2-3 verave të ardhshme vullnetarë rregullisht do të gërmojnë dhe do të heqin barërat e këqija për të pastruar tokën kështu që pemët siç thuhet “të marrin frymë”.
Dhe si reaguan të afërmit e saj, kur ajo u tha se do të ndahet me të gjitha kursimet e saj në emër të njerëzimit?
“Isha absolutisht e sigurt se do të bëja, thotë Raja. E dija që kjo ishte e drejtë dhe e nevojshme, kështu që isha si me një “jelek të blinduar” ndaj reagimeve të tyre.Nëna ime u shqetësua shumë, sepse unë nuk kam shtëpi, nuk kam absolutisht asgjë në emrin tim dhe duke blerë këtë tokë, e cila ishte pasuria ime e parë e paluajtshme, me idenë jo që të jetoj atje ose që të kam një rikthim konkret, ishte e pakuptueshme pë të. Mirëpo, njerku im e përqafoi plotësisht idenë dhe më ndihmoi shumë.”
Sipas gruas së re në Bullgari prioriteti kryesor i pjesës më të madhe të popullsisë është sigurimi i bukës së gojës, njerëzit kanë probleme jetike dhe në këtë kontekst ata rrallë mendojnë për problemet globale, siç është mbrojtja e natyrës. Megjithatë gjithnjë e më shumë bullgarë përfshihen aktivisht në iniciativat për mbrojtjen e natyrës, gjë që është shpresëdhënëse, përfundon Raja Ubenova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Raja Ubenova
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..