Në 24 orët e fundit u identifikuan 1827 raste me koronavirus nga 36 141 testime të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. 5.2 për qind e mostrave dhanë rezultat pozitiv. Gati 81 për qind e personave të sapo infektuar nuk kanë vaksina.
Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 396, në Plovdiv - 190 dhe në Varna - 129.
Në spital trajtohen 5411 pacientë, 643 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv.
88 për qind nga 443 personat e sapo pranuar në spitale nuk kanë vaksina.
103 persona vdiqën – mbi 95 për qind e tyre nuk janë të imunizuar kundër koronavirusit. 2130 janë të shëruarit.
Rastet aktive janë 98.103.
Të enjten u dhanë 18 835 doza vaksinësh kundër koronavirusit. 1 828 842 persona kanë përfunduar imunizimin. 156 489 kanë gjithashtu një dozë përforcuese.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..