13 000 pisha të bardha të gjalla dhe 12 800 pemë të llojit bredhë, shpërndanë gjatë kësaj jave nga iniciativa vullnetare Gorata.bg deri tek të gjitha pikat e Bullgarisë. “Tanimë 9 vjet ne ndryshojmë traditën dhe në vend që të presim pemët për festat, ne mbjellim të tilla”- thotë për Radion Kombëtare Bullgare Nikolla Rahnev, themelues i iniciativës. Deri në këtë moment, në sajë të ekipit të tij, në vendin tonë janë mbjellë më shumë se 1 400 000 pemë. “Për herë të radhës kishte një interes shumë të madh. Gjatë aksionit të parë për 8 minuta morëm 1300 formularë” thotë Nikolla. Dërgesat me pemët e paketuara dërgohen akoma në ditën tjetër, kurse ekipi i Gorata.bg jep një instruktim se ku është më e përshtatshme që ato të mbillen dhe çfarë kujdesesh duhet të bëhen, kështu qe Bullgaria të kthehet në një vend më të bukur dhe të gjelbër. Qëllimi është që sivjet të mbillen midis 40 000 dhe 50 000 pemë krishtlindëse në të gjithë vendin, ku priten akoma dy fushata të tjera deri në fund të dhjetorit.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..