Të kesh lindur dhe të jetosh në një vend të vogël të populluar nuk do të thotë, se duhet të kesh ëndrra të vogla. Dhe që të vërtetojë këtë pohim ekipi i organizatës joqeveritare “Solidaritet në veprim” hapi programin e parë të këtij lloji në Bullgari për zhvillimin personal të vajzave dhe grave të reja deri në 25 vjeç nga vendbanimet e vogla -“Gergina”. Programi është i frymëzuar dhe i përkushtohet drejtoreshës shumëvjeçare të Gjimnazit Kombëtar për Gjuhë dhe Kultura të Lashta Gergina Tonçeva (1932-2020).

Vet ajo ka lindur në fshatin e vogël Sadovec, rrethi i qytetit Pleven, përfundon arsimin e vet të mesëm në qytetin Sandanski, pas së cilës dhe filologjinë bullgare në Universitetin e Sofjes. Gjatë vitit 1977 ajo qëndron në krye të gjimnazit të parë klasik në Bullgari, të cilin e drejton gjatë 30 vjetëve të ardhshme. Sot, ekipi i “Solidaritetit në veprim” do t’u zgjasë dorë vajzave të frymëzuara nga 15 deri më 25 vjeç, të cilat jetojnë, mësojnë ose tanimë kanë përfunduar arsimin tetëvjeçar në një vend të vogël të populluar (deri më 40 000 banues) për të dalë nga stereotipat. Vajzat të cilat kanë mare pëlqimin do të takohen me gra-mentor frymëzuese dhe të suksesshme prej fushave të ndryshme dhe do të marrin këshilla të vlefshme sesi mund të arrijnë një karrierë të kënaqshme dhe fitimprurëse, marrëdhënie harmonike me të tjerët dhe të formojnë një vetëdije të shëndetshme.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..