Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, bashkëkryetarë të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, njoftuan se marrëveshja e koalicionit për qeverinë e re tashmë është e nënshkruar veçmas me secilin nga liderët e katër formacioneve politike.
Partnerët e koalicionit të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, janë “Bullgaria Demokratike”, “Ka një popull të tillë” dhe “BSP për Bullgarinë”.
Qendra e shtypit pranë Presidencës njoftoi se më 11 dhjetor, Presidenti Rumen Radev do t’i dorëzojë partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” mandatin për formimin e qeverisë. Më vonë gjatë ditës, formacioni do të prezantojë strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Nga “Po e Vazhdojmë ndryshimin” njoftuan se janë duke mbledhur nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor më 13 dhjetor, në të cilën do të votohet projekt-kabineti.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..