Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov është nominuar për kryeministër

Kirill Petkov (majtas) duke marrë mandatin nga Presidenti Rumen Radev për formimin e qeverisë
Foto: BGNES

Bashkëthemeluesi i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov është nominuar për kryeministër. Petkov u prezenatua nga kryetari i grupit parlamentar të formacionit Andrej Gjurov.

Sot Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë kryeministrit të nominuar. Pas marrjes së mandatit, Petkov ia ktheu menjëherë Kreut të Shtetit, duke thënë se ai është përmbushur dhe shpreson që të hënën të zgjidhet një qeveri e rregullt.

"Unë besoj se ju e kuptoni se nëse nuk arrini ndryshime vendimtare në 100 ditët e para, koalicioni nuk do ta fitojë betejën për ligjshmërinë në Bullgari," paralajmëroi Radev, duke shprehur shpresën se qeveria e koalicionit do të dëgjojë zërin e popullit që do ligjshmëri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD