Edhe para se të fitonin lirinë dhe të themelonin institucionet shtetërore, bullgarët e kuptuan nevojën për qendra kulturore ku të zhvillonin veprimtarinë letrare dhe të ruanin monumentet e shkruara. Kështu, në mesin e shekullit të 18 lindi ideja për vatrat e kulturës.Shfaqen bullgarë të pasur që duan të ndihmojnë për prosperitetin e atdheut. Ata me mjete të tyre themeluan bibliotekat e para të qytetit, të cilat zgjeruan shpejt veprimtarinë e tyre publike në shërbim të arsimit. Një nga qëllimet e bamirësve nga ajo kohë është që përmes vatrave të kulturës të ndihmohen bullgarë të talentuar të marrin një arsim jashtë shtetit, si dhe të ndihmohen letrarët bullgarë, që të mund punimet e tyre të botohen dhe të arrijnë deri tek një rreth më të madh lexuesish.

Pavarësisht nga  ndryshimet, të cilat janë bërë që nga paraqitja e vatrave të para të kulturës  deri në ditët tona, roli i këtyre qendrave kulturore dhe arsimore është mjaft i  rëndësishëm dhe sot. Mbase nuk ka bullgar i cili akoma që në moshë më të re  fëmijërore të mos ketë shkelur në bibliotekën e ndonjë vatre të kulturës. Shumë  nga këngëtarët dhe valltarët tanë të njohur kanë bërë hapat e veta të parë drejt skenës pikërisht në sajë të grupeve  të vatrave të kulturës. Dhe tani, qindra njerëz punojnë me ngulm, që të  ekzistojnë dhe të zhvillohen më tej këto vatra të pavdekshme të dijes, kulturës  dhe traditave. 
Por, gjatë dy vjetëve të fundit, vatrat e kulturës ishin mes institucioneve të para, të cilat ishin të detyruara të mbyllin dyer për shkak të masave kundra shpërndarjes së pandemisë. Kështu pushuan koncertet në sallonet, u ndërprenë takimet e klubeve në folklorin burimor, provat e grupeve të vallëzimit po kështu u bënë të pamundura . Tani, në prag të festave të lidhura me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, kur në vatra duhet të kishte festa, aty përsëri është qetë, pa zhurmë. Mblidhen njerëz por, shumë rrallë, në grupe të vogla me qëllim pasurimin e dijeve. Në këtë mënyrë më përgjithësuese e përshkruan pamjen Deni Evstatieva - sekretare e Vatrës së Kulturës “Aura” në Sofje dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Bashkimit të Vatrave të Kulturës Popullore në vend.

“Tanimë afro dy  vjet të plota gjërat nëpër vatrat e kulturës ndodhin me vështirësi. Veprimtaria  jonë bazë kulturore-arsimore si me më të vegjlit, kështu dhe me më të  moshuarit, u kufizua mjaft. Po, mundëm në njëfarë mënyre të transformojmë punën  tonë që të vazhdojmë përpara. Mësimet në grup u mbajtën në  distancë dhe për të pranishmit respektojmë të gjitha kërkesat e vendosura nga  autoritetet shëndetësore. Por, si tërësi jemi të kënaqur se në Vatrën e Kulturës  “Aura” puna nuk ka pushuar  edhe në ditët  më të rënda. Dimë për vatrat e kulturës në vendet më të vogla të populluara, të  cilat nuk mundën të kalojnë në një mësim online. Ata nuk disponojnë me  kompjuterë të mjaftueshëm dhe specialistë, të cilët të organizojnë veprimtarinë  në online mjedisin. 

Përpara dy vjetëve Vatra e Kulturës “Aura” shënoi jubileun  e vet 100 vjeçar.  Ajo është një nga më  aktivet në territorin e Sofjes. Në të organizohen shkolla gjuhësore, shkolla  muzikore dhe teatrale, grupe folklorike të vallëzimit për fëmijë dhe për të  moshuar. Çdo muaj përpara pandemisë, pragun e vatrës së kulturës e kanë kaluar  jo më pak se 300 vizitues. “Ndërprerja e jetës aktive të vatrave të kulturës,  lidhur me shfaqjet e koncerteve dhe me udhëtime, u bë shkak që dhe sponsorët  tanë të largohen. Tani  mbështetemi vetëm  nga subvencionimi i shtetit, por edhe nga tarifat e vogla, të cilat i ndihmojnë  klubet individualë të vatrës së kulturës. Prandaj dhe një nga problemet tona  kryesore është çmimi i rritur i energjisë elektrike” - thotë Dani Evstatieva, e  cila duhet të kujdeset për ngrohjen e godinës katër katesh të vatrës së  kulturës. Por, gjendja shpirtërore festive me siguri që nuk do të mungojë: 

“Çdo vit ne bëjmë një koncert lidhur me festat e Krishtlindjes posaçërisht për pjesëmarrësit në grupet tona dhe në klubet amatore. Parashikojmë dhe një koncert tepër të thjeshtë dhe modest të ketë dhe sivjet - në godinën e vatrës së kulturës. Po përgatisim dhe ardhjen e Babagjyshit të Vitit të Ri dhe të një grupi prej heronjve përrallor në kopshtet në rajonin e kryeqytetit “Ringjallja”. Do t’i gëzojmë vogëlushët me peshqeshe-fruta dhe ëmbëlsira.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vëlingradi fton përsëri këtë vit të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar të vallzojnë në valle pranë burimeve të famshme minerale të qytetit. Më 12 dhe 13 korrik, sheshi qendror i Vëlingradit do të mbushet me tingujt e daulles dhe gajdes gjatë ngjarjes..
Një punëtori e veçantë artizanale për enë qeramike me stil mbretëror, të përdorura nga familjet e pasanikëve gjatë periudhës së Perandorisë së Dytë Bullgare (shek. XII – XIV), ndodhet në qytetin tonë historik Veliko Tërnovo . Atelieja është afër..
Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës,..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re