Skulptori bullgar Asen Pejkov, i njohur për skulpturën e tij prej nëntë metrash të Leonardo da Vinçit, e cila zbukuron aeroportin “Fiumicino” të Romës, do të prezantohet me një ekspozitë madhore në galerinë “San Stefano” në Sofje. Ekspozita “Asen Pejkov nga Roma” do të hapet më 15 dhjetor dhe do të përfshijë 50 vepra mbresëlënëse të mjeshtrit të madh – portrete prej allçie dhe bronzi, relieve dhe një autoportret.
Popullariteti i Asen Pejkovit (1908 - 1973) i kalon kufijtë jo vetëm të Bullgarisë dhe Italisë, por edhe të Evropës. Ai u diplomua me medalje ari në Akademinë Shtetërore të Arteve tek skulptori Prof. Andrej Nikollov. Në moshën 30 vjeç Asen Pejkovi u largua nga Bullgaria dhe u vendos në Itali, ku u bë një nga figurat kryesore të skulpturës italiane.“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..