Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temë nga rrjeti radio evropian “Euranet Plus”

Komisioni Evropian me një paketë të re masash për stimulimin e tregjeve të kapitalit në BE

Një nga qëllimet është rritja e edukimit financiar të qytetarëve evropianë

Foto: EPA/BGNES

Në fund të nëntorit, Komisioni Evropian miratoi një paketë masash për të përmirësuar aftësinë e kompanive për të mbledhur kapital në të gjithë BE-në dhe si një garant se evropianët marrin ofertat më të mira për kursimet dhe investimet e tyre. Në një konferencë të posaçme për shtyp, Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe Komisioneri i BE-së për Tregtinë Valdis Dombrovskis dhe Komisionerja Evropiane për Stabilitetin Financiar, Shërbimet Financiare dhe Unionin e Tregjeve të Kapitalit Mairead McGuinness prezantuan veprimet që KE do të ndërmarrë vitin e ardhshëm për të krijuar një Union të Tregjeve të Kapitalit.

Valdis Dombrovskis

"Tregjet e integruara mirë të kapitalit dhe që funksionojnë shumë mirë do të luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin e pikave të forta të rimëkëmbjes sonë nga kriza," tha komisioneri Dombrovskis. - Kjo do të thotë se ato duhet të ndihmojnë kompanitë e vogla të ngrihen në këmbë dhe të rriten, dhe ato më të mëdhatë - të lulëzojnë. Ato gjithashtu duhet t'u japin qytetarëve më shumë mundësi për të investuar në të ardhmen e tyre, si dhe të integrojnë tregjet kombëtare të kapitalit në një treg të vetëm kapitali. Në të njëjtën kohë, duke hyrë në transformimin e gjelbër dhe digjital, duhet të bëjmë investime më masive për ta bërë ekonominë evropiane më të qëndrueshme. Paketa aktuale e propozimeve do të tërheqë dhe mbrojë investitorët duke përmirësuar aksesin e tyre në të dhënat e kompanive dhe tregtisë, duke rritur burimet e financimit dhe, në përgjithësi, duke rritur konkurrencën e Evropës si një vend për të investuar dhe bërë biznes. "

Një nga propozimet kryesore është krijimi i një pike unike evropiane për akses (ESAP) tek informacioni publik i lidhur me financat dhe qëndrueshmërinë e kompanive në BE dhe tek informacioni për produktet e investimeve të Komunitetit. Një propozim tjetër i rëndësishëm është rritja e transparencës së tregjeve të kapitalit nëpërmjet aplikimit të një "Sistemi të Informacionit të Bursave të Konsoliduara Evropiane", i cili do t'u japë investitorëve akses në të dhëna pothuajse në kohë reale për tregtimin e aksioneve, obligacioneve dhe derivateve në të gjitha tregjet e kapitalit të BE-së.

Një tjetër ndryshim i propozuar, i cili u përket edhe investitorëve me pakicë, është nxitja e investimeve afatgjata përmes Fondit Evropian të Investimeve Afatgjata. Por kjo nuk është e gjitha. Komisionerja McGuinness ka shpallur nisma edhe më ambicioze në vitin 2022:

Mairead McGuinness

“Duke parë drejt së ardhmes dhe duke pasur parasysh se tashmë po punohet për krijimin e Unionit të Tregjeve të Kapitalit, duhet të jemi të qartë se ky është një proces gradual. Një nga synimet për vitin e ardhshëm është që më shumë kompani të listohen në tregjet evropiane të kapitalit, veçanërisht ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Ne do të propozojmë gjithashtu një iniciativë për të harmonizuar disa rregulla për falimentimin e korporatave, një çështje veçanërisht e rëndësishme për personat apo kompanitë që investojnë në vende të tjera. Ne gjithashtu dëshirojmë të fokusohemi në edukimin financiar.

Ne duam që qytetarët tanë të jenë të arsimuar financiarisht, me fjalë të tjera, të jenë të sigurt për të bërë pyetjet e duhura dhe të dinë se cilat produkte financiare do t'u sjellin dobi. Në këtë drejtim, ne po punojmë për një kornizë për edukimin financiar.”

Në Bullgari tashmë janë zbatuar programe dhe iniciativa të shumta që synojnë përmirësimin e edukimit financiar të popullsisë. Analizat në lidhje me edukimin financiar tregojnë se vendi ynë është pak mbi nivelin mesatar për rajonin (Rumania, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Moldavia dhe Gjeorgjia), por nën nivelin mesatar për vendet anëtare të BE-së, sipas Ministrisë së Financave.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES, pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD