Kryeministri i ri i Bullgarisë, Kirill Petkov, ka sinjalizuar se Sofja do të ndalojë së penguari Maqedoninë Veriore në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në një intervistë për Financial Times, Petkov konfirmoi angazhimin e Bullgarisë ndaj NATO-s dhe Perëndimit. "Ne jemi 100% në anën e duhur të politikave të NATO-s dhe BE-së," i tha ai gazetës. “Do të propozojmë një proces të ri për Maqedoninë e Veriut, i cili do të jetë shumë i shpejtë, me një afat kohor të kufizuar prej vetëm 6 muajsh”, tha Petkov.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, uroi Kirill Petkovin në një bisedë telefonike për zgjedhjen e tij kryeministër. Të dy ranë dakord të vazhdojnë punën për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe për të zhbllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shkupit në BE, njoftoi BGNES.81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..
Dënimet për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari deri tani ishin të kufizuara. Nevojitet përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit në këto nivele. Këtë e deklaroi komisioneri evropian për drejtësinë, Majkëll Makgrat, pas..
Shoqëritë e kompanisë ruse të naftës “Lukoil” do të vazhdojnë të punojnë me transparencë të plotë dhe furnizimet me karburante nuk do të ndërpriten. Kjo thuhet në një njoftim të firmës ruse, të nënshkruar nga administratori i ri i posaçëm tregtar,..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..