Nëse aktualisht po ndjeni të ftohtin e dimrit dhe po ëndërroni për verën e përsosur të 2022-ës, Bullgaria duhet të jetë në krye të listës suaj të destinacioneve turistike. Këtë e shënon Euronews në një publikim të vet. Në bregun e Detit të Zi, i cili shtrihet përgjatë gjithë kufirit lindor prej 378 kilometrash të vendit, ka shumë mundësi për një pushim ideal në plazh për të gjithë, vë në dukje Euronews.
Nëse doni një party të paharrueshme - zgjidhni Sllënçev Brjag, nëse doni një takim me historinë - shkoni në Nesebër, nëse doni romancë - vendi i përshtatshëm është Ballçik, ndërsa Silistar është plazhi për kampistët, i këshillon turistët potencialë media në materialin e saj kushtuar plazheve të vendit tonë, përgatitur në partneritet me Ministrinë Bullgare të Turizmit.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..