4
55 ikona bullgare të pikturuara në stilin e shkollave të vjetra të zografëve paraqes Instituti Kulturor Bullgar në Berlin në prag të Festave të Krishtlindjeve. Autore e ekspozitës tematike është piktorja Dobrina Badallova, e cila krijon kopje ikonash duke respektuar rreptësisht kanunin ortodoks lindor. Në koleksion janë të përfshira edhe miniatura kishtare, disa imazhe origjinale dhe kopje të veprave kanonike të zografëve nga shekujt XV - XVI të cilët nuk janë të paraqitura deri tashti. Në ekspozitën udhëtuese autorja prezanton dhe vepra të shquara nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Një detaj interesant në punën e saj është se ajo jo vetëm që i përmbahet teknologjisë së shfrytëzuar nga zografët e vjetër, por imiton përkushtimin, asketizmin, vetminë e tyre shpirtërore.

Dobrinka Badallova lindi në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore). U diplomua në pikturim ikonash në Fakultetin Teologjik të Universitetit “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Veliko Tërnovo. Si ikonografe është nxënëse e Prof. Ljuben Prashkov. Nga viti 1996 deri në vitin 2005 jetonte dhe punonte në Bratislavë. Në vitin 2005 u kthye në atdhe dhe tani punon në Sofje.
Dobrinka Badallova ka 8 ekspozita me vete. Ikonat e saj ishin pjesë të ekspozitave kolektive në Bratislavë, Londër, Beograd, Vjenë, Budapest, dhe tani në Berlin.
Ekspozita me ikonat e piktores Dobrinka Badallova në kryeqytetin gjerman mund të shihen nga 16 dhjetori 2021 deri më 30 janar 2022, dhe hyrja është falas.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook/dobrina.art.1
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..