Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje rekord e të ardhurave shtetërore

Foto: pixabay

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Agjencia “Doganat” janë organet kryesore që merren me të ardhurat shtetërore. Ato mbledhin tatimet, taksat, përfshi këtu dhe ato doganore, të cilat e plotësojnë buxhetin e shtetit. Të dy institucionet aktualisht po shënojnë të ardhura rekord. Deri në nëntor, në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave janë marrë 13.14 miliardë euro, ose 1.89 miliardë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 7.52 miliardë euro janë vetëm të ardhurat nga TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi korporatat. "Jemi të bindur se me këtë ritëm, rruga e të ardhurave për vitin 2021 në krahasim me vitin e kaluar do t'i tejkalojë pritjet tona", vuri në dukje drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave Rumen Specov.

Jo më pak meritë kanë doganat për plotësimin e thesarit të shtetit. Të ardhurat totale mujore për tetorin nga doganat dhe TVSH-ja nga 499 milionë eurot rekord tejkaluan 63 milionë euro (14,4%) të të ardhurave për të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të hyra më të larta raportohen për të gjitha llojet e burimeve të të ardhurave. Në periudhën janar-tetor 2021, të ardhurat nga akcizat, TVSH-ja në import, detyrimet doganore dhe gjobat e administruara nga Agjencia “Doganat” arritën afro 4.5 miliardë euro.

Cila është arsyeja e kësaj rritjeje të madhe të të ardhurave në financat publike?

Para së gjithash, kjo është dëshmi se ekonomia bullgare është në gjendje relativisht të mirë, punon në mënyrë produktive dhe gjeneron fitime të moderuara që u nënshtrohen taksave. Nga ana tjetër, fakti që tatimi mbi të ardhurat personale është burimi i dytë i të ardhurave pasqyron trendin e rritjes së qëndrueshme të të ardhurave të njerëzve në vend - sa më të larta janë këto të ardhura, aq më të larta janë taksat mbi to dhe, rrjedhimisht, të ardhurat për thesarin. Fatkeqësisht, nuk është i vogël roli i inflacionit, i cili tashmë tejkaloi 6% në vit, gjë që ul fuqinë reale blerëse të qytetarëve, por është edhe një faktor shtesë për më shumë të ardhura në arkën e shtetit për shkak të çmimeve më të larta të shitjes së mallrave dhe shërbimeve për konsumatorët. Këtu duhet shënuar meritat e dy agjencive, të cilat me sa duket kanë përdorur mjete efikase për ta bërë mbledhjen e të ardhurave më efektive.


Duke analizuar të ardhurat në rritje të shtetit, financuesit tërheqin vëmendjen te një pyetje shumë e rëndësishme - çfarë duhet të bëjnë autoritetet me këto fonde shtesë?

Tradicionalisht, javët e fundit të vitit janë një kohë kur thesari i shtetit kryen shpenzimet më të mëdha të shtyra më parë për arsye të ndryshme. Nëse kjo do të jetë kështu edhe këtë vit do të bëhet e qartë pas publikimit të statistikave për muajin dhjetor. Qeveria teknike shprehu preferencat e saj që me këto para të ulet suplementarisht deficiti buxhetor dhe madje të kemi një suficit të vogël buxhetor. Dhe kjo në sfondin e rritjes së ndjeshme të kostove dhe asistencave sociale për biznesin në kontekstin e Covid-19 dhe krizës energjetike.

Bullgaria është një shtet social me një ekonomi tregu. Ajo i kryen këto funksione nëpërmjet rishpërndarjes të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të prodhuar nga ekonomia e vendit, me ndihmën e tatimeve dhe taksave shtetërore. Në këtë aspekt, bilanci është shumë i rëndësishëm, pasi sekuestrimi i shumë resurseve nga biznesi për të mirën e shtetit ndikon negativisht në rritjen ekonomike dhe të ardhurat. Në vendin tonë, rreth 40% e PBB-së rishpërndahet nga shteti, që është një tregues mjaft i mirë për Evropën, i cili tregon se pjesa më e madhe e të ardhurave të sektorit privat mbetet në dispozicion të tij për zhvillimin e mëtejshëm të tij dhe në të njëjtën kohë sigurohen fonde për politikat sociale të shtetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD