Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolla Jankov: Moratoriumi mbi çmimin e energjisë elektrike është i papajtueshëm me ekonominë e tregut

Nikolla Jankov
Foto: BNT

Moratoriumi për çmimet e energjisë elektrike për familjet, ngrohjen qendrore dhe ujin është një veprim zhgënjyes, i papajtueshëm me konceptin e “ekonomisë së tregut”, tha për BNR, Nikolla Jankov, ish Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Transportit. “Në një vend modern evropian, gjërat nuk drejtohen nga moratoriume. Parlamenti nuk mund të rregullojë çmimet në një ekonomi tregu. Nëse flasim për nevojën e kompensimit të disa kategorive të rrezikuara të qytetarëve, kjo mund të bëhet përmes programeve buxhetore”, tha ai. Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, ky moratorium, i cili shkel direktivat evropiane për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të shërbimeve dhe për formimin e çmimeve, do të bjerë në Gjykatën Kushtetuese.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më pak aksidente rrugore në Sofje, këmbësorët – pjesëmarrës të rrezikshëm në trafik

Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..

botuar më 25-04-11 10.09.PD

Mirëpresim anijen "Shën Kirili dhe Metodi" me eksploruesit bullgarë të Antarktidës

Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..

rinovuar më 25-04-11 9.21.PD

Bora dhe erërat e forta uragane ndërprenë energjinë elektrike në mbi 100 fshatra në Bullgarinë Verilindore

Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..

botuar më 25-04-11 9.11.PD