Përfaqësuesit bullgar të “Eurovizionit për Fëmijë” 2021 -Denisllava Dimitrova dhe Martin Stojanov janë në Paris, ku më 19 dhjetor do të zhvillohet finalja e madhe e konkursit.
“Jam shumë i lumtur se jemi në Paris. Tanimë u njohëm me fëmijët të cilët do të prezantojnë Shqipërinë dhe Kazakistanin në konkurs”, thotë Martini, kurse Denisllava shton: “Nuk kam durim që të hipim në skenë. Kemi përgatitur befasi të shumta dhe do të jemi shumë të lumtur po të na përkrahni.”
Për herë të parë votimi për këngët e shteteve të veçanta, do të mund të realizohet dhe nga territori i tyre, jo vetëm nga jashtë. Kështu që edhe bullgarët tek ne do të mund të votojnë për pjesëmarrësit tanë. Votimi online filloi akoma më 17 dhjetor në adresën.
Dëgjoni këngën bullgare në edicionin e 19 të konkursit dhe e përkrahni:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..