Bullgaria do të jetë mikpritëse e Kampionatit Ballkanik, që është kualifikim për Kampionatin Evropian të Volejbollit për të rinj deri më 18 vjeç. Turneu do të mbahet nga 12 deri më 16 janar 2022 në sallën sportive “Levski Sofia”, njoftoi Federata bullgare e Volejbollit. Kundërshtarë të skuadrës bullgare, të drejtuar nga Viktor Karagjozov, do të jenë skuadrat kombëtare të Serbisë, Turqisë, Rumanisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Fituesi në këtë turne do të fitojë një kuotë të drejtpërdrejtë për kampionatin Evropian gjatë vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Gjeorgji midis 9 dhe 18 korrikut.
Gjatë verës së vitit 2021 skuadra e Viktor Karagjozovit përfundoi në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për të rinj në moshë deri më 17 vjeç. Tani skuadra jonë do të ketë shanse të mëdha për klasifikim në finalet evropiane dhe për shkak të përkrahjes së publikut bullgar.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..