Koncerti i Krishtlindjeve i Big Bend-it të Radios Kombëtare Bullgare këtë vit është më 17 dhjetor në sallën “Bëllgara” në kryeqytet. Solist është Orlin Pavllov, të cilin e njohim si vokali i grupit “Kaffe” në fillim të karrierës së tij, e më vonë - si këngëtar me një karrierë solo dhe projekte të shumta të suksesshme. Ndër partnerët e tij skenik janë pianisti xhaz Zhivko Petrov dhe trioja e tij JP3, “Bras Asociacija” dhe Filarmonia e Sofjes nën drejtimin e Angell Zaberski – bir dhe shumë të tjerë.
Në vitin 2019 Orlin Pavllov u bë pjesë e ansamblit artistik të muzikalit “Të mjerët”, në premierën e shumëpritur të Operës dhe Baletit të Sofjes, në rolin e Zhaverit. Ai realizon dhe një karrierë e suksesshme prej aktori – me disa role në kinemanë bullgare.
Në koncertin me Big Bend-in e BNR-së Orlin Pavllov do të interpretojë këngë të përhershme nga vitet 50-të, 60- të dhe 70-të të shekullit të kaluar, disa prej hiteve të tij dhe këngë të njohura të Krishtlindjeve. Aranzhimet janë vepër e Vasil Spasov - (kompozitor, pianist) dhe Antoni Donçev - dirigjent i Big Bend-it të Radios Kombëtare Bullgare. Në fondin e BNR-së ka një regjistrim të një prej standardeve më të preferuara të xhazit “Love” (L-O-V-E), bërë gati dy dekada më parë. Autori i muzikës është Bert Kaempfert (i lindur Berthold Heinrich Kämpfert), teksti është nga Milton Gabler. Kënga u regjistrua për herë të parë në vitin 1965 nga Nat King Cole dhe i dha titullin një prej albumeve të tij solo. Dëgjojeni të aranzhuar nga Ljubomir Denev, interpretuar nga Orlin Pavlov dhe Big Bend-i i Radios Kombëtare Bullgare, dirigjent Janko Milladinov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Mungesa e kuadrove – një nga problemet kryesore në tregun e punës në Bullgari – del në pah në mënyrë tepër të qartë nëse hedhim një sy mbi përbërjen e orkestrave simfonike në kryeqytet dhe në provincë. Rreth 50 me 50 është raporti midis bullgarëve dhe të..
I themeluar në vitin 1995 nga Rozi Karasllavova, gjatë tri dekadave të fundit, Grupi Vokal "Bon-Bon" krijoi një emër si një shkollë profesionale për këngëtarë të vegjël (dhe tashmë edhe më të rritur), duke ofruar një repertor të gjerë me një tingull..
Më 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll...