Pozita e Bullgarisë për Ukrainën përkon plotësisht me vizionin e BE-së dhe NATO-së, tha kryeministri Kirill Petkov në selinë e Aleancës në Bruksel. Në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Paktit, Jens Stoltenberg, Petkov shtoi se nëse Sofja mund të jetë e dobishme në zbutjen e tensionit, do të jetë mirë të kontribuojë në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike. Stoltenberg i bëri thirrje Bullgarisë që të vazhdojë të investojë në pajisje ushtarake, sepse NATO duhet të jetë në gjendje të mbrojë çdo aleat dhe ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë kundër vendeve në aleancë.
Një sinergji shumë e mirë midis infrastrukturës ushtarake dhe civile është e mundur. Një urë e dytë mbi lumin Danub afër qytetit Ruse mund të jetë me rëndësi strategjike. “Nëse e përfshijmë këtë investim, mendoj se do ta arrijmë objektivin prej 2 për qind të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes”, shpjegoi Petkov.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..