Pilotja e parë femër e aviacionit civil në Afganistan quhet Mohadese Mirzaee dhe është vetëm 23 vjeç. Gjatë muajit shkurt të këtij viti Mohadese u bë pjesë e ekuipazhit të parë të fluturimit tërësisht femëror në vendin aziatik. Kjo ditë është një nga më të lumturat në jetën e saj. Ajo fare nuk mendon se gjysmë vit më vonë, fati i saj do të marrë një kthesë të tmerrshme.
Gjatë gushtit të vitit 2021, kur talebanët pushtojnë qytetin Kabul, Mohadese ndodhet në aeroport në uniformën e saj dhe përgatitet për një fluturim rutinë nate deri në Stamboll. Po këtë mëngjes ajo është larguar nga shtëpia dhe është ndarë me nënën dhe dy motrat e saj. Por, avioni nuk fluturon.
Mes kaosit të përgjithshëm në aeroportin e qytetit Kabul, Mohadese (ose Moho për shokët, bashkë me disa kolegë të saj, arriti të hipë në një fluturim për në Kiev - Ukrainë. Më vonë ajo drejtohet te Sofje. Përse pikërisht Bullgaria?
“Kam qenë në Bullgari jo njëherë, sepse këtu zhvillonim trajnime dy herë në vit. Këto janë trajnime emergjente dhe situata të pazakonta gjatë fluturimit. Në lidhje me këtë unë kam një vizë të vlefshme, e cila më shpëtoi. Erdha këtu më 16 gusht dhe që nga atëherë jetoj në Sofje. Në fillim shpresoja shumë se gjërat në Afganistan do të ndryshojnë dhe se komuniteti botëror nuk do të lejojë që vendi të zhytet në kaos. Por, kam gabuar. Talebanët nuk kanë ndryshuar që nga viti 2001 - këta janë po të njëjtët njerëz. Dhe nëse ata me të vërtetë kishin ndërmend të respektonin gratë, ashtu siç premtojnë dhe t’i lenë të punojnë krahë për krahë me burrat, unë nuk do të isha këtu!”
Shikoni të gjithë intervistën me Mohadese Mirzaee nga Sofja. Mund ta rregulloni përkthimin dorazi nga cilësimet në pjesën e poshtme djathtas.
Mohadese ka kërkuar strehim në Bullgari dhe po pret që autoritetet të zgjasin vizën e saj. Jeton vetëm me qira, mëson dhe po përgatitet për provimet e nivelimit. Aktualisht nuk ka të drejtë të punojë për të mbajtur veten.
“Këtu mbërrita dhe këtu do të mbetem për mirë. Dhe shpresoj se Bullgaria do të më ofrojë një strehim të sigurt dhe një fillim të ri për fluturimet e mia, për dashurinë time ndaj aviacionit dhe pasionin tim për të fluturuar. Sepse unë nuk kam fluturuar që nga data 15 gusht. Kjo më rëndon shumë. Më këputet zemra, sepse unë e dua shumë aviacionin. Avioni, aeroporti - kjo është shtëpia ime. Qielli është vendi ku unë ndihem më mirë. Unë kam lindur për të fluturuar! Dhe tani, kjo e drejtë të ndihem e lirë më është marrë”.
Mohadese thotë se ndihet shumë mirë në Bullgari, ajo e njeh kulturën vendase, autoritetet e mbështesin, ka miq që e ndihmojnë. ”Por, këtu përherë më vjen ftohtë, pavarësisht se klima juaj është si në Afganistan. Mbase ndihem kështu sepse jam fare vetëm, larg nga të afërmit e mi”- thotë Moho. Disa javë pas pushtimit të Kabulit nga talebanët, nëna e saj dhe dy motrat janë evakuuar në Shqipëri. “Ne jemi një familje krejtësisht femërore. Jam e lumtur se mundën të shpëtojnë dhe shpresoj që një ditë të mblidhemi përsëri”- thotë Mohadese. Pohon se atdheu i mungon dhe se nuk mund të pranojë gjendjen e bashkatdhetarëve të saj:
“Gjatë 20 vjetëve të fundit ne punuam me ngulm për lirinë tonë, për të drejtat e grave. Luftonim çdo ditë! Dhe arritëm shumë gjatë të gjitha këtyre viteve. Dhe jo vetëm afganet, por dhe gratë nga e gjithë bota, të cilat na përkrahnin. Dhe tani nëse heqim dorë, do t’i nënshtrohemi vullnetit të talebanëve, kurse kjo fare nuk duhet të ndodhë”- thotë Mohadese Mirzaee përpara Radio Bullgarisë. Dhe përfundon me fjalët: “Unë përsëri do të fluturoj dhe asgjë nuk do të më ndaloj! Është çështje kohe!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Veneta Nikollova, arkiv
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..
Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..
Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..