Maria Bakallova, e cila u nominua për Oskar në vitin 2021, zuri vendin e parë në listën Top 70 të bullgarëve me ndikim më të madh në show biznesin, të përpiluar nga edicioni bullgar i revistës "Forbes".
Viti i Maria Bakalovës! Kampionja kategorike në renditjen e Top 70 për vitin 2021 arriti majat të cilat asnjë bullgar nuk i ka afruar. Roli i saj në produksionin e Hollivud-it "Borat 2" i siguroi asaj nominimet për Oskar, "Globin e artë", BAFTA-n, si dhe Çmimin “Zgjedhja e Kritikëve”, vë në dukje gazeta.
Maria Bakallova po vazhdon të marrë pjesë edhe në filmat bullgarë. Gjatë këtij viti adhuruesit e kinemasë patën mundësinë për të shijuar dy filma, me pjesëmarrjen e aktores: "Si për herë të fundit" dhe "Gratë vërtet qajnë", që pati premierë në Festivalin e Filmit në Kanë. Aktorja mori një “Askeer” nderi për ambasadore të aktrimit bullgar.Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..