Ministria e Shëndetësisë dhe Këshilli Kombëtar i Bashkësive Fetare në Bullgari do të bindin bashkërisht njerëzit për përfitimet e vaksinimit kundër koronavirusit dhe respektimin e masave kundër epidemisë. Për këtë arritën marrëveshje Ministrja e Shëndetësisë Prof. Asena Serbezova dhe përfaqësues të Këshillit, Konferencave të Ipeshkvijve të Kishës Katolike, Kishave të Bashkuara Ungjillore dhe Kryemyftisë. Të gjithë të pranishmit shprehën gatishmërinë e tyre për të shpërndarë informacion të besueshëm dhe të aksesueshëm përmes kanaleve të informacionit dhe rrjeteve sociale që përdorin. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, kleri dhe autoritetet shtetërore duhet të ecin krah për krah në emër të së mirës së përbashkët, prandaj u bëri thirrje liderëve fetarë të apelojnë në besimin në shkencë.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..