Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A e dinë të huajt se gruaja e parë që ka marrë pjesë në një fluturim luftarak ka qenë bullgare?

Anketa e Radio Bullgarisë ndër auditorin tonë shumëgjuhësh tregoi se vepra e guximshme e bullgares Rajna Kasabova është e njohur edhe përtej kufirit.

Pyetjes "Cila është gruaja e parë në botë që mori pjesë në një fluturim luftarak?" i janë përgjigjur saktë lexuesit tanë në anglisht, gjermanisht, rusisht, serbisht dhe frëngjisht, sipas rezultateve të përmbledhura të dhjetë versioneve gjuhësore të sondazhit. Gjysma tjetër e audiencës së Radio Bullgarisë ka përmendur gabimisht emrat e aktores bullgare Mara Mijateva /1883-1926 / dhe Tota Venkova, e cila është doktoresha e parë bullgare e diplomuar /1855 - 1921 /.

Cila është Rajna Kasabova dhe çfarë dimë për të?

Rajna lindi më 1 korrik 1897 në qytetin malor Karllovo /Bullgari Qendrore Jugore/. Në moshën 15-vjeçare ajo mbaroi kursin për vullnetare dhe pa humbur kohë u bë vullnetare në spitalin e parë fushor mobil pranë qytetit të Edrenesë gjatë Luftës Ballkanike /1912-1913 /.

Më 30 tetor Rajna ishte pilote vëzhguese në bordin e avionit pa motor “Voazen”, i cili fluturoi nga aeroporti “Mustafa Pasha” (në qytetin e sotëm Svilengrad) dhe u drejtua mbi pozicionet e armikut në qytetin e Edrenesë. Fluturimi zgjati 43 minuta. Nga avioni, vajza 15-vjeçare bëri thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes së pakuptimtë. Kjo e bën atë gruan e parë në botë që ka marrë pjesë në një fluturim luftarak. Rajna Kasabova vdiq në moshën 73 vjeçe në Sofje. Në vitin 2009, një akullnajë në Antarktidë u emërua pas saj.

Radio Bullgaria falënderon secilin pjesëmarrës në anketën tonë. Të nderuar miq, ju ftojmë t’i përgjigjeni edhe pyetjes sonë të re, që do të publikohet së shpejti në faqen tonë.

Shihni gjithashtu: Një prej fluturimeve të para në botë është realizuar nga disa bullgarë

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 12 qershor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përrua” të kënduar nga Katja Filipova Ju urojmë minuta të këndshme! 01:32 - Lajme 09:47 - Kënga e ditës

botuar më 24-06-12 3.00.MD

Bullgaria sot – 11 qershor 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 11 qershor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj, ju ofrojmë komentet e politologut Daniell Stefanov dhe të shkrimtarit Vlladimir Zarev në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Bullgari për..

botuar më 24-06-11 3.00.MD

Bullgaria sot – 10 qershor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do të flasim për mundësitë jo tradicionale për turizëm tek ne. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë këngën më të re të dy vëllezërve – Javor dhe Viktor Georgievi, titulluar..

botuar më 24-06-10 3.00.MD