Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buka e festës, buka e përditshme…

Foto: arkiv

Në kohën e “fast food”-it dhe porosive të shpejta në shtëpi, përgatitja e ushqimeve tradicionale në vendin tonë po mbetet një nga aktivitetet më të këndshme dhe pjesë e pandarë e atmosferës festive. Në Natën e Buzmit në tavolinë duhet të ketë një darkë pa yndyrë dhe bukë me një monedhë, për Krishtlindjet – një pjatë me mish dhe kulaçe.  Këto tradita nga e kaluara ruhen edhe sot e kësaj dite në shumë familje bullgare.

Buka – për festat, ose për ditët e përditshme, ka zënë gjithmonë një vend të posaçëm në jetën e bullgarit dhe është në qendër të pothuajse të gjitha festave tradicionale.

Bukët rituale bëhen nga mielli më i mirë dhe më i bardhë. Dikur, gjatë korrjes, gratë kanë ndarë kallinjtë më të mëdhenj, i kanë larë kokrrat, i kanë tharë dhe i kanë vendosur në një qese pëlhure për t'i mbajtur për këto momente të bukura. I veçantë është edhe uji me të cilin përzihen bukët – populli e quan “të heshtur”, sepse është sjellë në heshtje të plotë nga pusi, është i paprekur, i ngrohur nga zjarri i gjallë dhe askush nuk duhet të pijë nga ai. Gratë që do të gatuajnë bukën vishen me rroba të pastra festive. Mielli sitet tri herë, këndohen këngë të veçanta, por më e rëndësishmja është të respektohet pastërtia në mendime dhe veprime. Buka gatuhet pa produkte shtazore.

Për Natën e Buzmit përgatiten disa copa bukë, të cilat kanë role të ndryshme në zakon. Më e rëndësishmja është e ashtuquajtura “bogovica”. Specifikja për bukët rituale është se ato konsiderohen si një fli pa gjak, kushtuar Zotit dhe shtëpisë. Dekorimi plastik i bukës “bogovica” përfshin domosdoshmërisht një kryq, dhe në mes zakonisht vendoset një vulë-meshanik.

Për festën përgatiten edhe bukë kushtuar bujqësisë, blegtorisë, shtëpisë e amvisërisë... Bukët janë të mbuluara me shëmbëlltyra plastike - bariu e tufa e tij etj. Në disa rajone gatuhet bukë në formën e fuçisë. Natyrisht, pothuajse në çdo vend të Bullgarisë janë përshkruar forma të ndryshme që gratë i japin bukës në varësi të rëndësisë së saj rituale.

Për tryezën e Krishtlindjeve


Për tryezën e Krishtlindjeve, si dhe për festat e tjera të serisë së gjatë të festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri tashmë lejohet zierja e bukëve rituale me gjalpë, qumësht etj.

Edhe sot e kësaj dite, kolendarëve që i vizitojnë shtëpitë në prag të Krishtlindjeve u dhurohet “një "kulaçe e përdredhur".Dikur këto kulaçe i kanë bërë vajzat për t'ia dhënë të dashurit të tyre.Nëpërmjet këtyre rrathëve prej brumi të zbukuruarme kokoshka dhe degëza prej bushi, vajzat kanë treguar jo vetëm aftësitë, por edhe ndjenjat e tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqëria Shkencore e studiuesve në gjuhën dhe kulturën bullgare në Republikën e Moldavisë

Bullgarët në Moldavi përkulen para bëmës së Hristo Botevit dhe heronjve të Bullgarisë

A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..

botuar më 24-06-01 11.05.PD

Nxënësit nga i gjithë vendi po ecin në gjurmët e Vojvodës Tanjo dhe çetës së tij

Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit...

botuar më 24-05-30 11.12.PD
PKK Kapitan Andreevo (29 qershor 1989). Në fototografi: myslimanët bullgarë që nisen për në Republikën e Turqisë - i ashtuquajturi

35 vjet më parë Todor Zhivkov shpalli dëbimin e turqve bullgarë

Në një deklaratë në televizionin e vetëm atëherë kombëtar më 29 maj 1989, Kryetari i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Bullgarisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, Todor Zhivkov, i bën..

botuar më 24-05-29 10.15.PD