Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në trapezën e Natës së Buzmit ushqimi është pa mish për të ngritur shpirtin te thelbi i festës së Lindjes së Krishtit

4
Foto: BGNES

Në botën e krishterë Lindja e Krishtit pranohet si një festë e shpresës, e cila lind për të përmbushur zemrat e besimtarëve me gëzim. Këtë ditë kotësia e përditshme ia lë vend festës familjare dhe njerëzve më të afërt me zemrën.

Në traditën ortodokse bullgare vigjilja e Lindjes së Krishtit – Nata e Buzmit festohet me një tryezë me gjella pa mish në një rreth të ngushtë familjar. Të heshtur të gjithë presin lindja e Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishërua; zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë; për të bërë botën më të mirë me dashurinë e tij. Kjo është dashuria e cila do të ndryshonte edhe zemrën e hajdutit i cili e njohu Perëndinë në sytë e Shpëtimtarit dhe i kërkoi pendim.


Në thelb, festa u kushtohet fëmijëve që e perceptojnë botën me zemra të pastra dhe besim në mrekullitë. Janë ata që e shijojnë shumë festën dhe përfshihen aktivisht në përgatitjet dhe zbukurimin e shtëpisë. Nga rregullimi i lodrave në Pemën e Krishtlindjeve, brumosja e bukës me emërtimet dhe urimet - gjithçka simbolizon tërheqjen e mbrojtjes hyjnore.

Dhe nëse shikojmë nga afër elementët e veçantë të dekorimit, do të zbulojmë se kurora në derë i ngjan kurorës me gjemba të Krishtit, dhe Pema e Krishtlindjes - pema qiellore e dijes.Lodrat janë mollët me të cilat Eva josh Adamin. Ylli në majë të Pemës rikrijon kometën e Betlehemit, e cila tregoi rrugën e tre Mbretërve Dijetarë tek Krishti Fëmijë. Qiriu i ndezur është flaka e dashurisë dhe dritës në zemrën e Jezu Krishtit, i cili i nxjerr të krishterët besimtarë nga errësira.

Më shumë për simbolikën e festës së ndritshme mund të lexoni në botimin “Simbolet e Krishtlindjeve” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Pijetoret – qendrat kulturore të Sofjes në zhdukje

Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..

botuar më 25-08-25 4.05.MD

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..

botuar më 25-08-22 9.12.PD

Stacioni hekurudhor qendror në Sofje tregon historitë e tij

Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..

botuar më 25-08-21 6.55.PD