Skiatorët alpinë bullgarë Albert Popov dhe Kamen Zllatkov arritën një renditje historike, duke përfunduar në 20 ndër më të mirët në sllallomin e natës të Kupës së Botës në Madonna di Campiglio, Itali. Popov përfundoi i njëmbëdhjeti në raundin e dytë dhe kështu arriti renditjen e tij më të mirë të sezonit, ndërsa Zllatkov u klasifikua në vendin e 19-të dhe shënoi pikët e tij të para në nivelin më të lartë konkurrues. Në klasifikimin e përgjithshëm Allbert Popov dhe Kamen Zllatkov zënë vendin përkatësisht të 70-të dhe 101-të.
Kampioni i US Open, Ivan Ivanov, dhe nënkampioni i tij i të rinjve, Aleksandër Vasilev, janë pjesë e ekipit tonë të Kupës Davis për ndeshjen kundër Finlandës në Grupin Botëror I, raporton BTA. Tenistët bullgarë do të presin skandinavët në..
Bullgarët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev u kualifikuan zyrtarisht për turneun Masters të tetë tenistëve më të mirë në botë deri në moshën 18 vjeç. Turneu do të zhvillohet nga 22 deri më 26 tetor në Çëndu, Kinë. Tenistët do të ndahen në dy grupe..
Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi titullin e nënkampionit në Formula 3 për sezonin 2025, pasi përfundoi i dyti në garën kryesore në Monza të dielën, më 7 shtator. "Ndihem fantastikisht - tha ai pas finales, cituar nga sportal.bg. - Ishte një vit i..