Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit bullgarët në Stamboll u mblodhën në kishën bullgare “Shën Stefani” për liturgjinë e shenjtë të Krishtlindjeve. Shërbesa u drejtua nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprijan, i cili është edhe përfaqësues i Patrikanës Ekumenike.
Kisha “Shën Stefani” që u ndërtua rreth vitit 1848 në Stamboll konsiderohet një nga monumentet më të rëndësishme bullgare të arkitekturës. Kisha u inaugurua në vitin 1898 nga kleriku i famshëm ortodoks Ekzark Josif. Për shkak të terrenit ranor, ndërtimi i saj është bërë me pllaka hekuri të parafabrikuara, prej nga vjen edhe emri - Kisha e Hekurt.
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..