Baza Bullgare “Shën Kliment Ohridski” në Antarktidë nisi nga puna për sezonin e ri polar me një vonesë 20 ditore. Anija ushtarake kiliane “Galvarino” arriti të lërë në brigjet e ishullit Livingstën 15 eksploruesit polarë bullgarë me 10 tonë materiale ndërtimi dhe furnizime, pasi 20 ditë më parë ulja u ndërpre për shkak të erërave të stuhisë, dallgëve të mëdha dhe blloqeve të akullit në gji.
"Megjithë vonesën nga 20 ditë nga grafiku paraprak shpresojmë të realizojmë veprimtaritë e planifikuara të ndërtimit dhe programin shkencor", shkroi në Facebook, Prof. Hristo Pimpirev- udhëheqës i ekspeditës.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..