Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2021 përmes syve të dy fotografëve

Bullgaria përcjell një vit të paqëndrueshmërisë politike me shqetësim për të ardhmen

Foto: Vihren Georgiev

Ditët dhe orët e fundit të dhjetorit janë koha e bilancit. Sidoqoftë, vitet 2020 dhe 2021 ishin më të veçanta, pasi kaluan nën shenjen e epidemisë globale. Rendi i ditës i shoqërisë sonë i nënshtrohet luftës me Covid-19, numrit gjithnjë në rritje të të vdekurve prej tij dhe luhatjes midis dy ekstremeve – nga frika për mbijetesën deri në mohimin e plotë ose mospërfilljen e përhapjes së virusit. Në këtë kuptim detyra për të caktuar ndonjë ngjarje konkrete e cila shënoi vitin 2021 është në të vërtetë e vështirë. Vendosëm që ta bëjmë këtë përmes syve të fotografëve, të cilët përjetësojnë çaste të rëndësishme nga vorbulla e së përditshmes sonë.

Posaçërisht për Bullgarinë, shfaqja e vaksinave dhe procesi i vaksinimit, ishin ngjarjet më të rëndësishme gjatë vitit – thekson Vihren Georgiev. – Një ngjarje  e rëndësishme ishte edhe paketimi i Harkut të Triumfit në Paris. Këtë moment mund ta përkufizojmë si një rast krenarie kombëtare, sepse për vendin tonë filloi të flitet në të gjithë botën. Një tjetër ngjarje tek ne ishin zgjedhjet, të cilat të paktën tani për tani i dhanë fund një qeverisjeje të gjatë, e cila provokoi amulli.”

Vihren Georgiev

Për herë të parë në historinë 32 vjeçare demokratike të Bullgarisë zgjedhësit u thirrën të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në tri vota parlamentare radhazi – në prill, korrik dhe nëntor. Votimi i fundit kaloi nën shenjen e fushatës “2 në 1”, pasi përkoi me zgjedhjet e rregullta presidenciale. 

Një vit plotë ngjarje politike përbën një sfidë për çdo gazetar, por fotografët kanë mundësi të shikojnë me qetësi dhe me detaje fotot e çdo ngjarjeje, të ndajnë dhe të ruajnë në arkivin e vet kuadrot më me ndikim. Duke ndjekur këtë parim fotografi Veselin Borishev përzgjodhi momentet më interesante të vitit 2020 në një libër album “O, a ju kujtohet, zonja”.

I njëjtin fat i pret mijëra fotot e vitit 2021, nga të cilat Borishev do të bëjë vëllimin e dytë të botimit me popullaritet, me një titull pothuajse të pandryshuar – “Oh, a ju kujtohet, zonja”. Fjalët me të cilat ai përshkruan viti që po përfundon janë të privuar nga optimizëm, por tingëllojnë të sinqerta dhe realiste.

“Mund të themi se ky vit ishte jashtëzakonisht idiot. Personalisht unë, nuk shoh ndonjë gjë të mirë që ka ndodhur gjatë tij. Për mua fjala e vitit 2021 është vdekje. Vdekje në sfondin e cirkut politik, që ndodhi në Legjislaturat e 45-të dhe të 46-të të Kuvendit Popullor dhe vazhdon edhe tani. Megjithatë të gjitha këto nuk janë serioze në sfondin e asaj që po ndodh me njerëzit si pasojë e pandemisë.

Fotografi pranon, se përzgjedhja e fotografive që boton online dhe në albumet, kërkon shumë kohë. Në to imazhi grotesk i politikanëve është i kërkuar qëllimisht.

Veselin Borishev

“Ironia, qëndrimi personal, qesëndia - këto janë marifete që natyrisht duhet të jenë brenda disa suazave, të cilat i përcaktoj vetë, sepse fotot janë të miat – është kategorik Veselin Borishev. – Në se nuk do të shfaqësh qëndrim personal, fotografia thjeshtë do të paraqesë njerëz me kostume të cilët komunikojnë ose flasin. Mjerisht, shumica e fotografive që përhapen në hapësirë janë pikërisht të tilla.”

Foto: Veselin Borishev

Në fund të një periudhe dyvjeçare plotë trazira politike dhe sociale cilat janë shpresat dhe pritshmëritë  tona për 12 muajit e ardhshëm?

Fotografi Vihren Georgiev ende po kërkon përgjigjen për veten. Megjithatë, ai e di se ndryshimi nëpër të cilin po kalon bota është një domosdoshmëri dhe nuk duhet të perceptohet me një ndjenjë dëshpërimi.

Urimi im ndaj njerëzve është që ta duan njëri-tjetrin, të kenë më shumë ndjeshmëri për njëri-tjetrin. Le të bëjmë përpjekje që të mos i nënshtrohemi këtij egoizmi famëkeq të cilit jemi robër. Kemi nevojë për të komunikuar me njerëzit pa u përballur me ta, pa kërkuar përfitime, pa i urryer.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Vihren Georgiev dhe Veselin Borishev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD