Ka një këngë që në vazhdim të shumë viteve luhet natën e ndërrimit të viteve. Siç thuhet - e vjetër, por e artë. Gjenerata të tëra bullgarësh e njohin në interpretim të Bogdana Karadoçevës dhe Vasill Najdenovit. Muzika është e Stefan Dimitrovit, teksti - i Margarita Petkovës.
"Kambana po bie, një tufë shkëndijash po flakëron, nata festive po shkëlqen nga dashuria.
Shëndet dhe jetë, fruta të bollshme, qiell me diell po presim nga ti, o Viti i Ri! Je i mirëpritur! Uroni për shumë vite! Shumë vite, shëndet dhe paqe për ty, o atdhe”
I drejtojmë këto urime të mrekullueshme edhe ndaj juve, të dashur miq, pavarësisht pikës së planetit, ku dëgjoni dhe lexoni Radio Bullgarinë!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..