Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev bëri thirrje për politikë shtetërore të përgjegjshme në mbrojtje dhe siguri dhe planifikim dhe financim transparent. Në një fjalim të Vitit të Ri, ai bëri thirrje për “politikë dhe diplomaci efektive të jashtme në kontekstin e dinamikës moderne gjeopolitike, me mbrojtjen e pa kompromis dhe të pandryshueshme të interesit kombëtar”.
Ministri tashmë shpalli pozitën e tij personale se dislokimi i trupave suplementare të NATO-së në Bullgari dhe Rumani do të çonte në një rritje të padëshirueshme të tensionit në rajon dhe se politikanët bullgarë duhet të mbrojnë interesin kombëtar brenda Aleancës.
Në fjalinë e Vitit të Ri Janev thekson gjithashtu domosdoshmërinë e shpërblimit më efektiv të kuadrove ushtarake për të qëndruar në ushtri.
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..