Bullgaria e nis vitin e ri 2022 pa buxhet të votuar, që është një precedent në historinë tonë të re. Sipas të dhënave të parashikimit, në fund të dhjetorit 2021 thesari i shtetit është në deficit prej katër miliardë levash (pak mbi 2 miliardë euro), ose 3% e PBB-së. Deri në votimin e kornizës së re financiare, pagesat më të rëndësishme shtetërore do të kryhen sipas teksteve të Buxhetit 2021. Si rregull, nëse nuk ka buxhet të votuar për një vit të caktuar, çdo muaj vendi mund të shpenzojë 1/12 e ligjit të fundit aktual. Kjo ngrin edhe pagën minimale, e cila është 650 leva (332 euro).
Megjithatë, kufiri i varfërisë po ndryshon, duke u bërë 413 leva (211 euro) ose 44 leva (22 euro) më i lartë se në vitin 2021.
Kabineti bëri të ditur se synon që korniza e re financiare të jetë gati deri në fund të shkurtit, por në parlament është dorëzuar një projekt-ligj për të zgjatur buxhetin e 2021 deri në fund të marsit.Sipas kreut të DPS-Fillimi i Ri, Deljan Peevski, dështimi i provës së dhjetë për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor tregon se forcat e tjera politike nuk duan një parlament funksional. Ai theksoi se partia e tij kësaj..
Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor tentoi sot për të dhjetën herë të zgjedhë kryetarin. PP-DB përsëri propozoi Atanas Atanasov për kryetar të Kuvendit Popullor, nga "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, nga "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e një teksti të ligjit bazë, sipas të cilit përbërja aktuale e Këshillit të Lartë Gjyqësor mund të zgjedhë Prokurorin e..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e..