Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit duan veprime urgjente për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Foto: BGNES

Organizatat e punëdhënësve kërkojnë një takim të menjëhershëm me kryeministrin Kirill Petkov për të sqaruar "situatën jashtëzakonisht të rrezikshme për ekonominë dhe paqen sociale" të shkaktuar nga çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit.

Sipas biznesit, ekziston një kërcënim që kompanitë të ndalojnë së punuari dhe të humbasim vendet e punës për shkak të inflacionit dhe varfërisë.

"Ne kemi paralajmëruar jo një herë se masat e propozuara nga qeveria nuk funksionojnë në sfondin e situatës me çmimin e gazit natyror dhe energjisë elektrike në ekonomitë konkurruese të Bullgarisë," vunë në dukje punëdhënësit. Qeveria ka ndarë 225 milionë euro kompensim për kompanitë, por bizneset kanë paralajmëruar se kjo nuk mjafton dhe do të shkaktojë një rënie të mprehtë të ekonomisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin 2023

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...

botuar më 24-12-02 7.35.MD
Borisllav Sarafov

Prokuroria dhe Ministria e Brendshme shpallën zero tolerancë ndaj dhunës në ambiente publike

Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..

botuar më 24-12-02 4.05.MD

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..

botuar më 24-12-02 1.57.MD