Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas diplomatëve, Maqedonia e Veriut është tashmë një çështje evropiane

Marin Rajkov
Foto: BGNES

Korniza negociuese me Maqedoninë e Veriut duhet të përfshijë garanci se Marrëveshja e vitit 2017 me Bullgarinë do të zbatohet, tha në një intervistë për BGNES, ambasadori bullgar në Britaninë e Madhe, Marin Rajkov. Kjo vlen edhe për pasqyrimin e historisë së përbashkët në tekstet shkollore dhe për heqjen dorë nga pretendimet e vjetra ndaj Bullgarisë nga koha e Jugosllavisë.

Askush nuk mund ta kundërshtojë të drejtën e disa prej qytetarëve të sotëm të Maqedonisë së Veriut për t'u vetëidentifikuar si maqedonas, por nuk është e pranueshme të kundërshtohet vetëvendosja e të parëve të tyre si bullgarë. Një qeverisje që ka frikë dhe zëvendëson kujtesën historike të qytetarëve të saj nuk ka arritur demokracinë e nevojshme për të nisur negociatat me BE-në. “Korridori 8” nuk është vetëm një projekt transporti, por edhe një mesazh gjeopolitik, tha diplomati, i cili është edhe ish-kryeministër në detyrë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rusia dhe Ballkani i paqëndrueshëm janë një kërcënim për sigurinë kombëtare

Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare për vitin 2024. Në Bullgari, në vitin 2024, dy agjentë të..

botuar më 25-04-28 10.03.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Studentët bllokuan hyrjet e Radio Televizionit të Serbisë Studentët dhe qytetarët kanë bllokuar hyrjet e Radio Televizionit Kombëtar të Serbisë (RTS) tashmë 12 ditë në shenjë proteste kundër mënyrës se si media kombëtare po prezanton..

botuar më 25-04-26 7.00.PD
Ministrja Temenuzhka Petkova

Sipas Ministrit të Financave, Presidenti po merr rolin e udhëheqësit të opozitës

Presidenti Rumen Radev ka qenë prej kohësh i përfshirë në jetën politike të vendit dhe tani dëshiron të marrë rolin e udhëheqësit të opozitës. Kështu deklaroi Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në Tërgovishte. "Pas gati katër vitesh qeverisjeje..

botuar më 25-04-25 6.06.MD