Ministri i Turizmit Hristo Prodanov dhe legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov diskutuan bashkëpunimin e tyre të ardhshëm për promovimin e Bullgarisë si destinacion turistik. Stoiçkov ka pranuar të jetë një nga fytyrat e reklamave turistike bullgare në botë, vë në dukje Ministria.
Prodanov tha se do të ishte i lumtur që një njeri si Stoiçkov të bëhet një nga emblemat tona në fushën e turizmit, sepse personalitete të shquara dhe të dëshmuara si ai mund të kontribuojnë në imazhin pozitiv të vendit tonë.Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...
Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..
Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..