Në vend të vendpushimeve të tejmbushura dimërore, si Bansko, Borovec ose Pamporovo, shumë njerëz zgjodhën të festojnë Vitin e Ri 2022 në qytetin Berkovica në malin Stara Pllanina në këmbët e majës Kom. Në periudhën e festave hotelet vendase, shtëpitë për miq dhe lokalet aty punuan me një xhiro të plotë dhe me një zënie prej 100%. Nëpër shtëpizat e pushimit nën majën Kom /2016 metra/ rezervimet kanë filluar akoma gjatë muajit gusht, mësojmë nga Dimitrinka Cvetkova nga Qendra Informative Turistike në Berkovica. Sipas saj, qyteti po afirmohet si një destinacion i njohur dimëror, në sajë të majës së bukur Kom, që ku zbulohen pamje të cilat të ndalojnë frymëmarrjen, si dhe të ski-sezonit në rrezet e tij:
“Ka një ski-pistë vepruese në zonën Kom. Ajo është relativisht e shkurtër - 800 metra, por do të zgjatet në të ardhmen. Ka një ski-lift shumë të mirë, si dhe ski-gardërobe, ku njerëzit të mund të marrin me qira një ski-pajisje të plotë. Në fund të pistës është vendosur një çajtore komode. Zona gjendet në 1506 metra mbi nivelin e detit. Në rajon ka tre shtëpi pushimi vepruese, ku njerëzit mund të flenë, të hanë një ushqim të shijshëm, ose të ngrohen me një çaj bimor nga mali, i cili propozohet falas,” thotë Dimitrinka Cvetkova dhe shton se vendi është një parajsë për skiatorët, snoubordistët, si dhe për vogëlushët, të cilët lëshohen me sana.
Përveç kësaj, në ndryshim nga vendpushimet e mëdha, çmimet këtu janë akoma “popullore”, në bazë të xhepit të secilit. Fjetja në shtëpitë e pushimit këtu nuk është më shumë se 20 leva (rreth 10 euro) në mbrëmje. Po kaq do t’ju kushtojë dhe ski-karta ditore, ku për fëmijët çmimi është 15 leva (rreth 7.5 euro). Nuk do t’ju nevojitet të prisni me orë të tëra në radhë, që të mund të shkoni tek ski-lifti, thjesht sepse nuk ka kaq njerëz. “I nget skitë tatëpjetë dhe i gëzohesh panoramës së bukur”-sqaron Dimitrinka.
Por, çfarë të bëjmë, kur nuk ka dëborë gjatë dimrit?
Kjo nuk i ndalon miqtë tanë, sepse Berkovica, bashkë me rrethinat, është një parajsë për turizmin. Jo rastësisht bukuritë e saj janë të përfshira në krijimtarinë e shkrimtarit Ivan Vazov, i cili përkohësisht ka qenë gjyqtar në qytet. Këtu Patriarku i letërsisë bullgare krijon disa nga kryeveprat e tij më të mëdha. Në qytetin Berkovica ka një shtëpi-muze e cila i është kushtuar atij. Kurse në majën Kom ngrihet një basoreliev i tij, i cili pret qindra turistë dhe gjatë dimrit. “Që nga qyteti deri tek e ashtuquajtura “Hizhë e Re” (Shtëpia e Re Malore), në rrëzat e majës Kom arrihet nëpër një rrugë të asfaltuar për rreth 30 minuta. Kurse që nga shtëpia malore deri në vet majën ka një rrugë të shkëlqyer, e cila kalohet për rreth një orë e gjysmë - dy, madje dhe në kushte dëbore,” - sqaron Dimitrinka. Muzeu Etnografik dhe Galeria e Arteve e qytetit janë me dyer të hapura gjerësisht për miqtë e qytetit Berkovica. Ashtu si dhe restorantet dhe tavernat e këtushme, të cilat e vënë theksin te kuzhina dhe atmosfera vendase. Por çfarë mund të hamë?
“Mund të provohen gjellët tipike të Berkovicës si dhe gjëra të ndryshme nga kuzhina bullgare. Si për shembull “berkovska topenica” - kjo është një sallatë shumë e shijshme, si antipastë, ose gjyveç karakteristik vendas. Pothuajse në menynë e çdo një restoranti mund të gjeni gjellët vendase - sqaron Dimitrinka Cvetkova. Për drekë, midis dy ski-lëshimeve ajo rekomandon të ngrohemi me çorbë me shkembe ose me supë pule. Kudo që të shkoni do të shërbeheni dhe do të priteni me një ngrohtësi. Prandaj kohët e fundit qyteti Berkovica u bë një destinacion i kërkuar për kalimin e fundjavës” - thotë në përfundim Dimitrika Cvetkova nga Qendra Informative Turistike në qytetin Berkovica.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: berkovitsa.bg, Qendra Informative Turistike në BerkovicaBullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..