Lideri i partisë GERB dhe ish-kryeministër Bojko Borisov u mor në pyetje në Drejtorinë e Përgjithshme “Policia Kombëtare” pas një sinjali të lëvizjes civile BOEC, lidhur me fotot e qarkulluara para kohe të tufave me kartëmonedha euro dhe shufrave të arit në dhomën e tij të gjumit në Rezidencën “Bojana”. “Unë kurrë nuk kam pasur shufra ari apo nuk i kam blerë ato”, u tha ai gazetarëve pas marrjes në pyetje, duke refuzuar çdo lloj komenti.
“Ky njeri duhet të paraqitet dhe të thotë se kush është Mata Hari, për të cilën ai thoshte se ka hyrë, ka vënë tufat me kartëmonedha euro dhe shufrat e arit në sirtar, i ka fotografuar dhe është larguar”, tha Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov në Kuvendin Popullor. Ai shtoi se policia do të përpiqet të përfundojë hetimin pasi prokuroria e ndërpreu.
U mor në pyetje edhe Sevdalina Arnaudova, përgjegjësja për lidhjet me shoqërinë e ish-kryeministrit.
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..
Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..