Negociatat me Komisionin Evropian vazhdojnë. Ne nuk mund të zëvendësojmë një burim të pavarur bullgar, siç është qymyri në pellgun Marica, me një burim të importuar dhe në vend të tyre të ndërtojmë impiante avulli dhe gazi. Të rrisim varësinë tonë nga gazi do të thotë që dikush tjetër ta ndezë dhe të fikë rrymën në vend. Kështu tha gjatë kontrollit parlamentar Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev.
Në kuadrin e negociatave me Komisionin Evropian po diskutohet zëvendësimi i qymyrit me riciklimin e mbetjeve. Kështu, në vend që uzina e plehrave të jetë në qendër të Sofjes, ajo mund të jetë në pellgun Marica duke shfrytëzuar teknologjinë më të lartë. I pyetur për kalimin e vendit në euro, Vasilev tha se Bullgaria është teknikisht plotësisht e gatshme për të adoptuar euron dhe data 1 janar 2024 nuk është e kërcënuar.
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..