Studentë nga Specialiteti “Turizëm” në Universitetin “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Veliko Tërnovo prezantuan edicionin e dytë të udhërrëfyesit fotografik “Njihuni me Bullgarinë me ne”. Ai përfshin objekte dhe vende të njohura ose pak të njohura turistike nga Bullgaria. Ideja lindi në kohën e pandemisë, ndërsa udhërrëfyesi u krijua si një projekt njohës. Qëllimi është të prezantohen objekte dhe vende të frekuentuara nga studentët dhe të shoqëruara me fotografi të tyre, të cilat pasqyrojnë përshtypjet dhe përjetimet e tyre personale. Botimi mund të shikohet në faqen Facebook të studentëve nga Specialiteti “Turizëm” pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Veliko Tërnovos. Krahas kësaj udhërrëfyesi fotografik ka për qellim të motivojë studentët të cilët shfaqin interes kryesisht në fushën e fotografisë dhe njohjes së vendeve të reja. Që prej disa vitesh katedra ofron mundësi me orientim shkencor dhe praktik, organizon konferenca shkencore, punishte arsimore, seminare etj.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..