Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriptovalutat – bileta e shtrenjtë për lirinë nga rregullimi financiar

Foto: EPA/BGNES

A ëndërroni të keni një pasuri solide, por të jeni të pavarur nga institucionet financiare bankare dhe jo bankare?Nëse e njihni mjaft mirë tregun e kriptovalutave, ky është një objektiv plotësisht i arritshëm. Tregtia me ta kryhet tërësisht virtualisht, si dhe fitimi. Megjithatë, mungesa e rregulloreve i bën këto operacione me rrezik të lartë, pa garanci sigurie për investitorët.

Drejtuesi i Komisionit të Letrave me Vlerë të SHBA-së, Gary Gensler, thekson se mundësitë për mashtrim në këtë treg janë të pakufizuara dhe aktualisht mund të krahasohen me Perëndimin e Egër.Sipas ekspertit, arsyeja e pasigurisë është ndryshimi i çmimit.Në rast një kërcimi të mprehtë, përpjekjet për mashtrim janë gjithashtu në rritje, dhe shfaqja pothuajse e vazhdueshme e llojeve të reja të kriptovalutave e bën të vështirë parashikimin afatgjatë për tregtimin e tyre. Në këtë sfond, ndër monedhat më të zakonshme dhe të preferuara nga tregtarët virtualë janë bitcoin dhe eter.


Viti 2021 i kaluar u përcaktua nga analistët financiarë, përfshirë Presllav Rajkovin, si një nga më të mirat për kriptovalutat.Shumë të paqëndrueshme - me ndryshime të mprehta në çmimet, ato fshehin rrezik më të madh investimi, por edhe joshnin me kthime më të mëdha potenciale. Dhe një nga faktorët kryesorë që i bëri tregjet e kriptovalutave më të njohura dhe më të preferuara nga me të interesuarit ishte pandemia. Globalisht, ajo ka përshpejtuar në mënyrë dramatike digjitalizimin në të gjitha fushat e jetës njerëzore.

A është e mundur të kërkohen analogji midis tregtimit në bursë dhe tregtimit të kriptomonedhave? Përgjigja e shkurtër është jo.

Presllav Rajkov

“Bitcoin dhe kriptovalutat në përgjithësi janë një pasuri jashtëzakonisht e re.Në vitin 2022 ato fillojnë vitin e tyre të 13-të të ekzistencës – sqaroi Presllav Rajkov. Ky aktiv akoma “mësohet” sesi të reagojë në ngjarje të ndryshme në treg. Gjatë vitit të kaluar pamë sesi Kina ndalojë plotësisht të gjitha transaksionet me kriptomonedha, si dhe gjenerimin e mjeteve të reja të ngjashme të pagesës.Ato ndikohen nga baza e madhe e informacionit, e cila përfshin kërkimin e kriptovalutave, përdorimin e tyre, rregullimin e tyre dhe parashikimet e mijëra njerëzve për të ardhmen e tyre”.


Sa u përket rregullimeve - ato do të imponohen me dëshirë të vetë investitorëve dhe institucioneve, të cilat përdorin kriptovaluta. Shkaku - ky treg ka nevojë prej një kornize në të cilën të zhvillohet. Rajkov pret që rregullatori më i fortë në përpjesëtime botërore - Shtetet e Bashkuara, të zbatojë disa nga parimet bazë të tregjeve financiare në këtë territor biznesi ende të pahulumtuar.

“Është me rëndësi që të dihet se kush qëndron pas transaksioneve të këtij lloji për të parandaluar pastrimin e parave, si dhe mundësinë e financimit të organizatave terroriste.Po kështu është e domosdoshme që të gjithë operatorët, të cilët ofrojnë shërbime të ngjashme të mbajnë përgjegjësinë e tyre në rast të një sulmi hakërrësh ose një avarie në sistemet e tyre, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani”.

Analizatori drejton rekomandime ndaj Bankës Popullore Bullgare dhe bankave tregtare, pak nga pak të fillojnë fushata, të drejtuara ndaj të interesuarve dhe të sqarojnë se çfarë përbëjnë këto asete dhe si mund të përdoren. E ashtuquajturateknologji blockchain, mbi bazën e së cilës funksionojnë kriptovalutat, ndihmon në lehtësimin dhe përshpejtimin e një sërë proceseve që shoqërojnë aktivitetin tregtar.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD