Një vend i preferuar për gjueti dhe relaksim, stacioni i mbarështimit "Dikçan" ndodhet në Rodopet e bukura Jugperëndimore, afër fshatit të Bllagoevgradit Satovça. Zona karakterizohet nga një bollëk gjahu dhe kullota të gjera. Klima e butë mesdhetare, si dhe afërsia e lumit Mesta dhe diga e Dospatit, krijojnë kushte të mira jo vetëm për gjahun, por edhe për mbarështimin e racave bujqësore. Ky është dhe njëri nga shkaqet që ferma “Dikçan” të kthehet drejt mënyrës së vjetër të jetesës – mbarështimit të deleve.
Akoma gjatë vitit 2020 ferma e gjuetisë ka blerë 200 dele dhe vetëm për një vit ato kishin pasardhës të 170 qengjave. Shtimi i tufës sjell të ardhura të mira nga shitja e kafshëve të gjalla. Në sajë të 10 tonëve qumësht të përfituar, baxhot vendase prodhonin djathë, kaçkavall etj.
Delet në Dikçan përzgjidhen nga raca sintetike "bullgare qumësht dhënëse" - më e reja, e krijuar vitet e fundit në vendin tonë. Tanimë ajo është e shpërndarë gjerësisht për shkak të cilësive të saj të shkëlqyera. Është e paracaktuar për prodhimin e leshit, qumështit dhe mishit. Kafshët nga raca "bullgare qumësht dhënëse" janë në ngjyrë të bardhë, por takohen dhe disa me njolla me ngjyra nëpër kokë dhe nëpër këmbë. Delet karakterizohen me një vitalitet shumë të mirë dhe përshtatje ndaj rajoneve në të cilat rriten.
Sa i përket gjahut në territorin e fermës së gjuetisë "Dikçan"- është kryesisht dreri i kuq, muflonët, derri dhe dreri, si dhe shumë grabitqarë. Ferma e gjuetisë disponon një sipërfaqe të madhe me kullota, që është e përshtatshme për rritjen e kafshëve shtëpiake.
Sipas fjalëve të drejtorit të fermës së gjuetisë “Dikçan” inxhinierit Ismaill Mollov aty ka dhe një bazë të gatshme - kashtë dhe objekte të bëra në pyll, të cilat në këtë moment janë të braktisura. Kohët e fundit, me pak para pajisjet janë të përmirësuara dhe pylli pak nga pak ka filluar të marrë pamjen e vet nga koha e kaluar, kur aty ka pasur tufa të tëra me dele, qenë dhe lloje të tjera të ndryshme.
“Sivjet lidhëm marrëveshje me një baxho nga qyteti Dospat. Ideja jonë është që gjatë vitit 2022 të pajisim një objekt moduli, tip baxho, për përpunimin e qumështit me kapacitet nga 250 deri në 600 litra në ditë. Ai është për prodhimin e djathit, kosit dhe kaçkavallit. Gjatë vitit të kaluar arritëm deri në 150 litra në ditë nga delet të cilat i blemë, por menjëherë kur shtojmë vëllimin e qumështit të marrë, do të mund të aplikojmë për një program të synuar për të blerë një baxho modulare”.
Ndërtimi i një baxhoje modulare në fshatin Satovça do të bëhet në një regjim të lehtësuar. Vendi për sheshin, në të cilin do të përpunohet qumështi tanimë është zgjedhur, kurse ndaj tij detyrimisht do të ketë dhe dyqan, ku të ofrohet e gjithë prodhimi. Ideja është të kompletohet cikli në të cilin prodhimi vendas arrin shpejt te konsumatori përfundimtar. Veç kësaj, pranë fermës së gjuetisë ka dhe 4 sera për prodhim të fidanëve dhe të pemëve për Krishtlindje. Në këtë mënyrë të gjitha nga vatha e deleve do të shfrytëzohet në vend, në emër të ciklit-në ekonomi dhe në natyrë.
Përpilues: Gergana Mançeva/ në bazë të intervistës së Donka Najdenovës nga radio Bllagoevgrad/.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: dls-dikchan.uzdp.bg, satovcha.net, arkiv
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti..
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të..