Bullgaria është kundër përshkallëzimit të masave ushtarake përpara se të përdoren të gjitha mjetet diplomatike për zgjidhjen e tensioneve në kufirin ruso-ukrainas, tha Ministri i Mbrojtjes dhe ish-Kryeministër teknik Stefan Janev në përgjigje të një pyetjeje për mundësinë e vendosjes së trupave shtesë të NATO-s në Bullgari. "Në rast domosdoshmërie, shkaktuar nga ndryshimi në mjedis dhe përshkallëzimi i situatës, Ministria e Mbrojtjes do t'i propozojë Këshillit të Ministrave opsione për vendimmarrje nga autoritetet kompetente bullgare, përfshirë Kuvendin Popullor," tha ai.
Deri më tani, vendi ynë nuk ka qëndrim zyrtar për rreziqet që vijnë nga tensionet në rritje në kufirin ruso-ukrainas, pasi opsionet e reagimit të NATO-s po diskutohen në nivelin ushtarako-teknik, shtoi Ministri.
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..