Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë këngën “Macja e zezë” të Rosen Kukosharovit

Foto: Facebook/RossenKukosharovOfficial

Rosen Kukosharov ka rreth 20 vjet që është në skenë. Ai shkruan tekste dhe kompozon muzikë, interpreton disa nga këngët e veta. Gjatë të gjitha këtyre viteve ka punuar mbi projekte të ndryshme me Orlin Pavllov, Ljubo Kirov, Maria Ilieva, Lili Ivanova e të tjerë.

Në vitin 2020, në tregun muzikor doli albumi i ri i muzikantit “But a dream”, në të cilin disa nga kompozimet janë të vëllait të tij - pianisti dhe kompozitori i njohur i xhazit Milen Kukosharov

Rosen thotë se aktualisht është duke punuar mbi një projekt të ri. Kënga e tij “Macja e zezë” tashmë disa muaj është në renditjen kombëtare Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare. Bëhet fjalë për dashurinë që po vjen, edhe pse është e qartë se fundi nuk do të jetë i mirë. “Macja e zezë”, e cila shfaqet në strofën e parë, është një “telash i parathënë”. Por mbetet qetësimi se “do të gjejmë strehë nëse vjen një stuhi” dhe se “Koha shëron të gjitha plagët. Por tani nuk ka se ku të fshihemi - dashuria po vjen.”

Muzika, teksti dhe interpretimi janë të Rosen Kukosharovit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD