Gjatë 24 orëve në vijim, nën ndikimin e një cikloni mesdhetar me ecuri të ngadaltë, situata meteorologjike në vendin tonë do të komplikohet. Moti do të jetë i vranët me reshje në pothuajse të gjithë vendin, të cilat do të kalojnë në borë. Në pjesën më të madhe të vendit do të krijohet mbulesë bore. Do të bëhet edhe më e ftohtë. Në vendkalimet malore do të ketë stuhi dëbore. Temperaturat do të lëvizin nga minus 1 deri në 4 gradë. Pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të fillojnë të dobësohen, ndërsa të mërkurën mbrëma do të ndalojnë pothuajse kudo.
Në zonat malore do të mbajë mot i vranët me reshje bore. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Do të vazhdojë të ftohet dhe temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth minus 4 °, në 2000 m - rreth minus 7 °.
Mbi bregun e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore. Vranësirat do të jenë më të konsiderueshme përgjatë bregdetit jugor. Do të fryjë erë e fortë verilindore. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 5 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 8 ° -10 °, ndërsa lëvizja e detit - 4-5 ballë.Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..