Vazhdon mbledhja e Këshillit Konsultativ të Sigurimit Kombëtar thirrur nga Presidenti Rumen Radev. Pjesëmarrësit diskutojnë politikën ndaj Maqedonisë së Veriut, në sfondin e bllokimit të fillimit të negociatave nga Bullgaria për anëtarësimin e vendit fqinj në BE. Tema është: “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e Bashkimit dhe në procesin e stabilizimit dhe asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”. Në mbledhje merr pjesë edhe Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Irena Dimitrova para mbledhjes tha se pret që pjesëmarrësit të dalin nga Këshilli me qëndrim të bashkuar të vendit tonë, për më tepër se më 18 janar Kryeministri Kirill Petkov do të vizitojë Shkupin.
Rritet numri i personave me probleme me veshkat, njoftoi në Ditën e sotme Botërore të Veshkave prof. Biser Borisov, shef i Klinikës së Nefrologjisë në Spitalin Universitar "Dr.Georgi Stranski" në Pleven. Sipas tij, sëmundjet kronike të veshkave prekin..
Qytetarët do të heqin dorë nga blerjet në dyqanet e mëdha dhe shërbimet bankare sot. Arsyeja e bojkotit për të pestën javë radhazi janë çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë dhe kërkesa për të pranuar një kufi për tarifat bankare. Nismëtarët..
Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në një simbiozë kriminale, kompania..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..