Gjatë natës vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në zonat jugore dhe malore do të vijojë të bjerë borë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2 gradë, në Sofje deri në minus 7.
Të mërkurën do të ndalen reshjet. Vranësira në shumë vende do të çahet deri në diell. Mbi Rrafshinën e Danubit, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në rajonet ekstreme juglindore do të mbeten vranësira të konsiderueshme. Aty vende-vende do të bjerë borë. Do të jetë ftohtë me temperatura maksimale ndërmjet minus 3 dhe 2 gradë, në Sofje - rreth minus 2.
Në male nga mesdita do të bjerë borë. Në kreshtat do të fryjë erë e fortë verilindore. Do të formohen grumbuj dëbore në qafët e malit Stara Pllanina. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë minus 4 gradë, në 2000 m deri në minus 7.
Të enjten reshjet do të pushojnë, por i ftohti do të vazhdojë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..