Bullgaria do të marrë pjesë në Bienalen e Venecias me projektin "Ja ku je" të artistit Mihaill Mihajllov dhe kuratores Irina Batkova. Ata janë përzgjedhur nga 17 kandidatë të tjerë.
Kjo është pjesëmarrja e 10-të e vendit tonë në Bienalen e Venecias dhe do të jetë në hapësirën e ekspozitës Spazio Rava në qendër të Venecias, në Kanalin e Madh pranë urës Rialto. Bienalja është forumi më i vjetër dhe më prestigjioz për artin bashkëkohor dhe do të mbahet nga 23 prilli deri më 27 nëntor.
Mihail Mihajlov jeton në Paris dhe Vjenë, merret me pikturim, performancë dhe instalacione video. Ai ka studiuar arte të bukura në Veliko Tërnovo dhe histori arti në Vjenë. Është fitues i çmimit Drawing Now Paris Art Award (2018) dhe i Bursës Shtetërore Austriake për Artet Pamore (2017).Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër..