Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plazhi i Varnës strehoi sërish të ardhurit me pupla nga Veriu

Foto: BGNES-arkiv

Këto ditë banorët e Varnës përfituan nga moti jashtëzakonisht me diell dhe i ngrohtë për të shkuar në plazh. Por jo për t'u dhënë pas banjave detare, por për të shijuar një atraksion tradicional lokal -qindra mjellma të bardha si bora që pozojnë gati për selfi. Çdo vit shpendët gracioze fluturojnë nga gjerësia veriore dhe vendosen në plazhin e oficerëve në kryeqytetin tonë detar, ku qëndrojnë deri në pranverën e vonë.

Të ardhurit e huaj me pendë janë përfaqësues të specieve të mjellmave të heshtura - një nga tre llojet e mjellmave që hasen në Evropë, që bëjnë fole në vendin tonë, mësojmë nga ornitologu Petër Jankov. “Me ardhjen e të ftohtit, në rajonin e Varnës vijnë tufa të mëdha mjellmash të heshtura nga vendet skandinave dhe baltike, Polonia dhe Gjermania, domethënë aty ku rezervuarët janë të ngrirë”, shpjegon Petër Jankov dhe shton:


“Mjellmat janë vegjetarianë, hanë ushqim bimor, ose më në përgjithësi - kullosin bimët nga fundi i pellgjeve, domethënë nga ajo pjesë e pellgut të ujit që mund ta arrijnë me qafën e tyre të gjatë. Ato nuk zhyten, por notojnë mbi sipërfaqen e ujit. Dhe prandaj mund ti shikojmë kudo ku ka vende më të cekëta. Në Varna ato janë nëpër bregun e detit, meqenëse aty uji zakonisht nuk ngrin. Madje dhe kur temperaturat bien nën minus 10-15 gradë, ka vende rreth qytetit Varna, ku burojnë ujëra të ngrohta.”


Mjellma e heshtur haset jo vetëm në rajonin e Varnës, por dhe nëpër të gjithë bregdetin tonë, si dhe në shumë rajone të tjera të vendit. I quajnë të heshtur, për shkak tëfishkëllimës së tyre të mbytur dhe të fërshëllimës së lehtë. Ata pëlqejnë të hanë kryesisht  bimë ujore, krimba, krustace dhe molusqe. Dhe pavarësisht se këto shpendë të mëdhenj të bardhë nuk frikësohen aspak nga njerëzit dhe madje nganjëherë dalin në bregun e detit që të kërkojnë ushqim, ambientalistët apelojnë që në asnjë mënyrë t’i mos ushqejmë me bukë ose me çfarëdo që të na vijë në mendje, që të mos i dëmtojmë.

“Natyra është kujdesur për ushqimin e tyre. Nëse uji ngrin dhe ushqimi nuk është i pranishëm, mjellmat fluturojnë më në jug, ku ka pellgje ujore të pa ngrira”- sqaron Petër Jankov. Përveç kësaj, nuk është e rekomandueshme t’i afrojmë jashtëzakonisht shumë. Sado të qetë të duken dhe tepër të lezetshme dhe të hijshme kanë fuqi të jashtëzakonshme dhe mund të thyejnë ndonjë gjymtyrë njerëzore me një goditje të krahut ose të sqepit.  Në këtë periudhë të vitit, një gjallërim i këndshëm zogjsh mbretëron në zonën e Liqenit të Varnës aty pranë, i cili është ndër ligatinat e mbrojtura në vendin tonë, që strehon një larmi të pabesueshme mysafirësh ajror.

Clangula hyemalis

“Aty takohen një numër shumë i madh shpendësh, të  kërcënuara jo vetëm në shkallë kombëtare, domethënë brenda Bullgarisë, por edhe në mbarë Evropën, madje edhe në mbarë botën - thotë Petër Jankov. Dhjetëra janë llojet, të cilat bëjnë fole në liqen, më në veçanti gjatë periudhës së dimrit dhe në periudhën e migracionit. Për shembull gjatë muajit shtator, që aty kalojnë afro 30-40 mijë pelikanë bojë roze. Disa prej tyre ndalojnë në Liqenin e Varnës dhe në pellgjet e ujit përreth, që të pushojnë.  Gjatë periudhës së dimrit mijëra shpendë e zgjedhin liqenin për strofkë të vet dimërore. Mes tyre ka dhe lloje të kërcënuara botërisht, si rosa e ngricave (Clangula hyemalis), pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) e të tjera.”

Pelecanus crispus

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES-arkiv, Toni Petrova, eunis.eea.europa.eu




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD