Deri në fund të vitit 2022 anija kërkimor-shkencore bullgare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” duhet të realizojë një lundrim deri në bazën bullgare në Antarktidë. Për këtë mision Prof. Hristo Pimpirev dhe shefi i Shkollës Ushtarako-Detare Admiral Bojan Mednikarov kërkuan nga komisioni parlamentar i transportit 2 milion euro në buxhetin shtetëror për 2022. Prej këtyre mjeteve 1.5 milion janë të domosdoshme për vënien e tërësishme në punë të anijes, ndërsa pjesa tjetër për programin polar. Aktualisht kompletohet ekuipazhi kryesisht me kursantë nga Shkolla Ushtarako-Detare. Anija gati 40 vjeçare duhet të riparohet. Drejtori i Institutit Antarktik Bullgar Prof.Pimpirev shpjegoi, se program shkencor është i rëndësishëm për praninë e vendit tone në Antarktidë.
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..
Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..