Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Gjenovë u inaugurua një pllakë përkujtimore e këngëtares së madhe të operës Elena Nikollaj

Elena Nikollaj
Foto: arkiv

Në qytetin italian të Gjenovas u zbulua një pllaka përkujtimore e këngëtares së njohur bullgare të operës - mezzo-sopranos Elena Nikollaj. Nisma është e Konsullatës sonë të Përgjithshme në Milano. Pllaka e Elena Nikollaj, e lindur si Stojanka Savova Nikollova në fshatin Cerevo në vitin 1905, u vendos në parkun e Konservatorit “Nicolo Paganini” në Gjenovë, ku ajo përsosi edukimin e saj muzikor.

Në vitin 1934, në debutimin e saj në skenë, këngëtarja mori pseudonimin Elena Nikollaj. Për shtatëmbëdhjetë vjet ajo ishte prima donna e La Scala në Milano. Për 23 sezone Elena Nikollaj këndoi në teatrin më të vjetër në Itali dhe një nga më të vjetrit në Evropë - "San Carlo" në Napoli, si dhe në skenën e operës në Gjenovë e të tjerë. Elena Nikollai u bë një nga këngëtaret më të kërkuara mezzo-soprano, e konsideruar si një nga më të mirat në shekullin e 20-të. Ajo vdiq në vitin 1993 në Milano në shtëpinë “Verdi”, dhuruar nga kompozitori i madh me të njëjtin emër për t'u përdorur si shtëpi nga muzikantët e moshuar të operës, raportoi korrespondentja e BNR-së në Itali Elena Shahanova. Pllaka përkujtimore e këngëtares është vepër e skulptorit Petko Jordanov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasko Krëpkata feston ditëlindjen!

Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..

botuar më 24-06-06 6.20.PD

"Shpirti im" - një zbulim i ri nga Bellosllava

Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë. “Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me..

botuar më 24-06-05 6.55.PD

"Dashuria si një qiell"

Pak pas prezantimit të baladës së tij të bukur “Po vrapojmë” ,  Miro ka një tjetër këngë të re, kësaj radhe me një tingull të lehtë të stilit karakteristik për vitet 80 dhe 90 të shekullit të njëzetë. Për krijimin e "Dashuria si një qiell"..

botuar më 24-06-04 8.25.PD