Sipas një sondazhi, 90 për qind e gjyqtarëve duan ndryshim dhe vetëm 9 për qind e përkrahin ruajtjen e strukturës aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Këtë e tregojnë rezultatet e një ankete mes gjyqtarëve, të publikuar nga Unioni i Gjyqtarëve në Bullgari. Pothuajse 100 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat në vend morën pjesë në sondazh, afro 90 për qind prej tyre me më shumë se 12 vjet përvojë në sistem. Sipas sondazhit, 13 për qind e magjistratëve janë për mbajtjen e vazhdimësisë aktuale të mandatit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa 87 për qind duan një ndryshim.
Më pak se 10 gjyqtarë janë dakord që të ruhet mënyra aktuale e formimit të Bordit Gjyqësor të Këshillit të Lartë Gjyqësor (6 persona nga kuota e magjistratëve dhe gjashtë nga kuota parlamentare). Të gjithë të tjerët duan që ky model të ndryshojë.Të premten , temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 10°C, ndërsa në ultësira dhe lugina do të zbresin edhe nën 0°C; në Sofje do të jetë rreth 2°C. Në orët e paradites , në disa zona të..
Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë...
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do..